Pas votimit të Qeverisë së re, pritet të hapet edhe procesi për zëvendësimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që tashmë do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mori 62 vota pro, ndërsa tetë deputetë votuan kundër. Me kalimin në detyrat ministrore, deputetët e zgjedhur në ekzekutiv duhet të lirojnë mandatet e tyre në Kuvend, duke krijuar kështu ulëse të reja vakante.
Mandatet e mbetura pritet t’u kalojnë kandidatëve të radhës nga lista zgjedhore e LVV-së. Sipas renditjes së publikuar, këta janë emrat që pritet të bëhen deputetë:
- Naim Bardiqi
- Fitim Haziri
- Ilir Qeriqi
- Egzon Azemi
- Mimoza Shala
- Arsim Ademi
- Luan Aliu
- Fatos Geci
- Adelina Trshana
- Ejup Ahmeti
- Filiz Mustafa
- Arijeta Rexhepi
- Agon Batusha
- Fahrush Rexhepi
- Elvira Ibrahimi Hoti
Ndërkohë, formimi i kabinetit të njohur si “Kurti 4” nuk ka sjellë shumë ndryshime në përbërjen e ministrive, pasi një pjesë e madhe e ministrave kanë vazhduar në postet që mbanin edhe në qeverinë paraprake.