Kida pas koncerteve: Kjo verë ishte e ‘zjarrtë’

Këngëtarja po poston imazhe plot stil në rrjete sociale.

Kida është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, e cila përveç se njihet për talentin e saj ajo pëlqehet në masë të madhe për stilin e saj, shkruan lajmi.net.

Pasi kanë përfunduar koncertet e shumta të sezonës së verës, ajo ka vendosur të rikthehet me disa imazhe nga seti i ri fotografik, me dukje fantastike si përherë.

Kida përmes mbishkrimit vendosi t`i dedikonte disa fjalë dhe ta përshkruante verën të cilën ajo e quan të zjarrtë me ndihmën e figurave.

“Kjo verë ishte e zjarrtë”, shkroi Kida në mbishkrimin e fotografive të ndarë në Instagram.