Komunat i reagojnë Qeverisë për mësimdhënësit: Të ekzekutohen pagat urgjentisht

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave që të bëjë ekzekuimin e pagave të mësimdhënësve.

Kjo pasi sipas tyre mosekzekutimi është një çasje e panevojshme ndaj mësimdhënësve nuk shkon në dobi të stabilizimit të procesit arsimor.

Tutje në reagim thuhet se komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse direkte për vijueshmërinë në punë dhe përgjegjëse për ndalesat eventuale.