Konfirmohet kallëzimi penal ndaj Anton Berishajt, bëhet fjalë për vonesë të deklarimit të pasurisë

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka njoftuar se kjo prokurori ka pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e që më pas është deleguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Burime të KOHËS kanë njoftuar se kallëzimi penal ndaj Berishajt është ngritur për vonesën 1-2 ditore të deklarimit të pasurisë “dhe jo për ndonjë fshehje”.

Të njëjtat burime pretendojnë se ndaj Berishajt nuk është aplikuar ligji i ri që ka hyrë në fuqi nga muaji gusht, por ai i vjetri sepse “nuk mund të ngrihet kallëzim penal por vetëm të shqiptohet gjobë”.