Koronavirusi “prek” edhe super përballjen në Ligën e Kampionëve

Të gjitha ngjarjet në Bavari për gjatë katër javëve të ardhshme pritet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, qeveria e Bavarisë ka propozuar që të gjitha ngjarjet publike në këtë rajon të mos zhvillohen me njerëz të pranishëm, transmeton Insporti

Të hënën në Mynih është propozuar se në ngjarjet ku parashihen të jenë shumë njerëz, do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Në Bavari të Gjermanisë, në total 256 njerëz kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Kësisoj, ndeshja ndërmjet Bayern Munichut e Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve në ‘Allianz Arena’ pritet të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Takimi i kthimit i 1/8 të finales ndërmjet Bayern Munichut e Chelseat, do të zhvillohet të mërkurën më 18 mars.

Vendimi përfundimtar për këtë ndeshje pritet të merret këtë të martë.