Në ‘Fadil Vokrri’, Kosova synon fitore kundër Sllovenisë

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme kundër Sllovenisë.

Ndeshja e sotme luhet në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2021’, shkruan Zëri.info.

‘Dardanet’ pas humbjes së të premtes nga Rusia (5:0) kanë zhvilluar tri seanca stërvitore.

Ndeshja me vashat sllovene zhvillohet sonte në stadiumin “fadil Vokrri”, në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

Do theksuar se për ndeshjen kundër Sllovenisë do të mungojnë Besiana Reçica dhe Flaka Asllanaj, të cilat kanë obligime të provimeve shkollore në vendet ku jetojnë, derisa në Përfaqësuese pritet të debutojë Edona Kastrati./Zëri.info/