Kosova ngrihet në ranglistën e FIFA-s

Kosova është ngritur për gjashtë pozita në ranglistën e FIFA-s. Nga pozita e 111-të është ngritur në vendin e 105.

Për Kosovën është pozita më e mirë në ranglistën e FIFA-s viteve të fundit, e cila u publikua të enjten. Në pozitën e 106-të ishte në vitin e kaluar, ndërsa tashmë zë vendin e 105-të në ranglistën botërore të përfaqësueseve me 1190.74 pikë. 

Ndërkohë, Shqipëria ka avancuar për tri vende. Nga pozita e 62-të është ngritur në pozitën e 59-të. 

Në pozitën e parë është Argjentina, të dytën Franca, kurse Brazili zë vendin e tretë. Portugalia është ngritur në vendin e gjashtë, kurse Zvicra mbetet në vendin e 14-të.