Koulibaly zyrtarisht në Chelsea

Chelsea ka konfirmuar transferimin e Kalidou Koulibaly, nga Napoli.

Chelsea do të paguajë 34 milionë funte për 31 vjeçarin, përfshirë shtesat, për të përfunduar marrëveshjen për mbrojtësin me përvojë të Napolit.

Reprezentuesi Senegali, i cili me vendin e tij fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në shkurt, ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2026.

Ai do të fitojë një pagë vjetore prej rreth 8.5 milion funtesh, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

Koulibaly është konsideruar si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë për disa vite, dhe ishte gjithashtu një objektiv transferimi për Juventusin dhe Barcelonën këtë verë.