4225 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive me koronavirus është 4,225.

Vetëm të premten nga 3,283 teste të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike 1,219 persona kanë rezultuar pozitiv, me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 257 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 4,225.

Nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,146 persona.

Ministria e Shëndetësisë më tej njofton se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 267 persona, ndërsa në total numri i dozave të administruara është 1,832,226.