Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, edhe pas takimit me Albin Kurtin, tha se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Në një konferencë për media, ai tha se duhet të ndryshohet emri i Haxhiut me ndonjë kandidat apo kandidate tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk është e PDK-së me i propozuar kandidat kujtdo, por të paktën jemi korrekt të themi se këta nuk kalojnë. Për t’i thënë se Albulena Haxhiu nuk kalon, tash nëse duan ta kalojnë dikë tjetër, mundësinë e kanë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi u shpreh se nuk sheh ndonjë gjë pozitive se Kurti do të ndryshojë emrin e Haxhiut me ndonjë kandidate tjetër.
“A ka me pasë ndryshim varet nga VV-ja, varet prej Z. Kurti nëse përnjëmend do të ndryshojë dhe të ec tutje, mendoj se ndërron kandidaten dhe ecim tutje. Nuk jam i bindur se do ta bëjë një gjë të tillë, por tek e fundit përgjegjësia ime është që vendit t’i japim institucione nga këndi që jam”, tha Krasniqi.