Kreu i AKB-së, Agim Shahini takohet me ministrin Armend Mehaj

Një delegacion i AKB-së i kryesuar nga kryetari, Agim Shahini sot ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes ku u pritë nga ministri Armend Mehaj.

“Gjatë vizitës diskutuan shumë tema me karakter ekonomik dhe ushtarak me qëllim të mbështetjes së prodhimeve vendore dhe ushtarëve që konsumojn prodhime Made in Kosova. U pajtuam që Forca më e madhe për mbështetjen e dhe konsumimin e prodhimeve vendore është Forca e Sigurisë së Kosovës si institucioni me besueshmërinë më të madhe në Kosovë”, njofton AKB.