Kurti s’e komenton dorëheqjen e Latifit, thotë se do ta takojë sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar kërkesën e dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, bërë një ditë më parë.

I pyetur të premten nga gazetarët pas një konference për komunitetet, Kurti ka thënë vetëm se do ta takojë Latifin gjatë ditës së premte.

“Do ta takoj sot dr.Rifatin edhe nuk kam arritur ende ta takoj”, kanë qenë fjalët e Kurtit

Latifi dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë pa i bërë një vit në krye të këtij dikasteri.