Kurti takon bordin e drejtorëve të KEK-ut

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri pritën sot në takim bordin e përkohshëm të KEK-ut të kryesuar nga Rrezarta Pllana.

Bordi njoftoi në lidhje me sfidat dhe zhvillimet në këtë ndërmarrje, si dhe planet për përparimin e KEK-ut.

Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet kryesore, derisa vëmendje e veçantë iu dha projektit për vendosjen e filterave ambientalë në termocentralin Kosova B.

Kurti u shpreh se KEK-u është ndërmarrje shumë e rëndësishme me rol e rëndësi jetike dhe strategjike për vendin, për çka tha se do ta ketë kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Bordi i përkohshëm i KEK-ut është votuar në mbledhjen e 12-të të Qeverisë të mbajtur më 21 maj 2021.