Modeli i ri i iPad Pro do të jetë me mbushës pa kabllo dhe xham nga të dyja anët

Apple po punon për një version të ri të modelit iPad Pro që mbushet pa kabllo. Për të akomoduar teknologjinë e re, Apple raportohet se do ta ndryshojë pjesën e pasme në xham për modelet e reja, në vend të pjesës së aluminit e cila është në secilin iPad të lëshuar deri tash.

Raportohet se Apple po teston një sistem të mbushjes magnetike. Po ashtu, Apple mund të përfshijë edhe një opsion tjetër te modeli i ri, ta bëjë iPad Pro-në e ri një burim që pajisjet tjera të mbushen nga ai, shkruan Bloomberg.

Pas lansimit të modelit të ri tash vonë, besohet se ky model nuk do të jetë i gatshëm deri vitin tjetër.