Kuvendi sot me seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Seanca do të nis në ora 12:00.

Me këtë rast para deputetëve do të flasë presidentja Vjosa Osmani.

“Në orën 12:00, presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, deputetëve dhe të pranishmëve nesër pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, më 5, 6 dhe 7 mars është organizuar manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.