Kylian Mbappe theu rekordin e Messit


Kylian Mbappe e ka shënuar edhe një sukses në karrierën e tij.

Sulmuesi i PSG-së realizoi dy gola në fitoren kundër Club Brugges 4:1, të martën mbrëma. Mbappe është bërë lojtari më i ri që ka prekur shifrën e 30 golave në Ligën e Kampionëve.

Francezi e theu rekordin e Lionel Messit të vendosur në vitin 2010. Mbappe shënoi në moshën 22-vjeçare e 352 ditë, kurse Messi kishte realizuar me 23 vjeç e 131 ditë.

Sikurse Mbappe, edhe Messi shënoi dy gola kundër Club Brugges.