LDK-ja kallëzim penal ndaj qeveritarëve që ushtruan mandatin nga 27 marsi

Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë kallëzim penal ndaj Albin Kurtit si kryeministër në detyrë dhe deputetëve të Vetëvendosjes që kanë ushtruar pozita të ministrave, ka thënë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Kjo, siç ka thënë ajo, për shkak se ata kanë ushtruar mandatin për një periudhë që nuk është e lejuar.

Bajrami ka thënë se në vazhdim do t’i shqyrtojnë mundësitë për në Gjykatë Kushtetuese.

“Komisioni për verifikim i ka njohur si faktike dorëheqjet deklarative të kryeministrit dhe ministrave, që nënkupton nga 27 marsi kur është bë certifikimi i zgjedhjeve të gjithë kanë bë shkelje duke ushtruar funksionin e kryeministrit, ministrave. LDK-ja do të bëjë kallëzim penal  lidhur me ushtrimin e mandatit që këta e kanë bë nga 27 marsi deri sot. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim. Fillimisht do bëjmë kallëzim penal e më pas do shohim hapat për në Kushtetuese”, ka thënë ajo.

Bajrami ka shtuar se LDK-ja nuk ka votë për kandidatët që i propozon LVV-ja për kryeparlamentar.