Leo Messi shpallet futbollisti më i mirë i vitit


Lionel Messi është votuar futbollisti më i mirë i vitit 2023 nga FIFA. Messi e ka fituar çmimin The Best edhe vitin e kaluar.

Messi është fitues pak i befasishëm marrë për bazë që është votuar për periudhën nga 19 dhjetori i vitit 2022 deri më 20 gusht të vitit 2023. Në sallën ku po mbahet ceremonia ka pasur reagim të çuditshëm pasi Messi u shpall më i miri në konkurrencë me Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen. Sipas FIFA-s, Messi dhe Haaland kishin pikë të barabarta, nga 48, por Messi u shpall më i miri pasi ishte zgjidhje e parë në më shumë raste se Haaland.

Messi nuk ishte në ceremoni për ta pranuar çmimin. Madje çmimi për futbollistin më të mirë është shpallur para se të shpallet futbollistja më e mirë. Priten reagime të shumta për shpalljen e Messit si më i miri i vitit.

Futbollistes braziliane Marta iu nda çmimi i veçantë nga FIFA.