Liverpooli nis kontaktet me Dembelen

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele, ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të luajë në Premier League.

Sajti spanjoll “Sport” ka njoftuar se Dembele është në kontakte me drejtuesit e Liverpoolit, të cilët tashmë i kanë bërë ofertë zyrtare. Te Liverpooli po e shohin Dembelen si zëvendësim të duhur për senegalezin Sadio Mane që pritet të largohet nga ekipi.

Dembele te Liverpooli do të transferohej si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Barcelonën muajin tjetër. 25-vjeçari ka refuzuar disa oferta të Barçës për ta vazhduar kontratën, pasi po synon që karrierën ta vazhdojë diku tjetër. Ai po kërkohet edhe nga Paris Saint-Germaini.