Luana Vjollca nis pushimet, publikon fotografi provokuese në bikini

Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, po vazhdon t’i shijojë pushimet.

Ndonëse nuk ka bërë të ditur destinacionin e pushimeve, ajo po argëtohet në masë të madhe pas një periudhe të ngarkuar me punë e angazhime të shumta.


Së fundmi, biondja ka ndarë një fotografi atraktive në bikini në të cilat ka vënë në fokus linjat e bujshme trupore.



E njëjta shfaqet në sytjena të bardhë të kombinuar me të zeza, ndërsa dukjen e kompletoi me një palë syze dielli.

Komplimentet ndërkohë nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në Instagram, gjersa postimi mblodhi mijëra pëlqime.