Lul Raka vaksinohet kundër COVID-19

Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka ka marr vakinën e imunizimit ndaj COVID-19. Raka është vaksinuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare“Dëshmorët e Lirisë” në Kaçanik.

Ai ka thënë se nuk ishte nga të parët që u vaksinua në Kosovë sepse nuk donte që të merrte vaksinën para atyre që janë më të rrezikuar se sa ai nga COVID-19.

Ndërsa, kujtojmë që tashmë mbi 4 mijë punëtorë shëndetësorë ne vend janë vaksinuar kundër këtij virusi, derisa po vazhdon edhe vaksinimi i qytetarëve tjerë.

Për shkak të furnizimit me vetëm 24 mijë vaksina Anti-COVID, vetëm kategoritë më të rrezikuara do të vaksinohen kundër këtij virusi deri në ardhjen e furnizimit shtesë.