Lyon në garë për mesfushorin e Chelseas

Lyon është pranë transferimit të Xherdan Shaqirit nga Liverpool pasi lojtari dhe klubi francez kanë arritur marrëveshje me kushtet personale.

Pas Shaqirit, Lyon tani i është bashkuar garës për të nënshkruar edhe me mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko, sipas Calcio Mercato.

Milan dhe Napoli gjithashtu janë lidhur me një transferim të mundshëm të 26-vjeçarit, pasi të dy më parë e kishin huazuar.

Sidoqoftë, Bakayoko do të preferonte të kthehej në Francë, katër vjet pas kalimit të tij në Chelsea nga Monako.

Francezi është jashtë kontratës verën e ardhshme dhe do të ketë të drejtë të largohet me parametra zero në korrik të 2022, kësisoj klubi londinez do të dëshironte që ta largonte lojtarin këtë verë në mënyrë që të mos e humbas pa para sezonin e ardhshëm.