Mbi 10 mijë studentë e rreth 1 mijë profesorë të UBT-së, filluan mësimin online

UBT është një nga institucionet e vetme në rajon që ofron edukim cilësor evropian, ku falë teknologjisë së fundit që posedon ka edhe përparësi të shumta studimi.

 Si rezultat, sot mijëra studentë të UBT-së kanë filluar përvetësimin e aftësive teorike dhe praktike përmes mësimit të avancuar online.

Mësimi tashmë është duke vazhduar në mënyrë virtuale nga të gjitha fakultetet, përvojë të cilën UBT e kishte sjellë vite më parë në Kosovë, e që aspak nuk e ka pasur të vështirë ta implementojë.

Stafi dhe studentët po mbajnë ligjërata interaktive në klasa virtuale përmes platformës Moodle, me ç’rast ata po shfrytëzojnë mundësinë e zhvillimit të interaktivitetit në distancë.

Përveç komunikimit me video dhe audio, studentët po përdorin edhe opsionet e tabelave virtuale për të praktikuar leksionet në kohë reale.

Ky plan i mësimit do të implementohet deri në vendimin e ri të institucioneve vendore, ndërkaq UBT ka kapacitete dhe është e gatshme të ndihmojë edhe universitet tjera publike e private, në mënyrë që të mos e neglizhojnë procesin mësimor.