Mbi 100 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Një aksident me fatalitet është shkaktuar në 24 orëshin e fundit në rajonin e Ferizajt.

Po ashtu gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 37 aksidente të tjera me të lënduar.

Në mesin e aksidenteve në 24 orëshin e fundit janë edhe 76 aksidente të tjera me dëme materiale.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 845 tiketa trafiku.