Mbyllet afati kalimtar, këto janë lëvizjet më interesante të ditës së fundit

Është mbyllur edhe zyrtarisht merkatoja e dimrit në futboll.

Skuadrat evropiane kanë bërë lëvizjet e tyre për t’u përforcuar për vazhdimin e sezonit.

Kjo merkato ka treguar disa lëvizje prej më interesanteve, si ajo e Ferran Torres, Robin Gosens, Luis Diaz, e shumë lëvizje të tjera.

Por, si gjithmonë, dita e fundit është dita më e ngarkuar e merkatos, përcjell lajmi.net. Sot janë bërë disa lëvizje, nga të cilat ajo e Vedat Muriqit ishte kryesorja për kosovarët, kurse në futbollin evropian lëvizja e Eriksen ishte më e bukura.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa prej transferimeve më interesante në këtë merkato.

Muhamed Dubova nga Gjilani te Dubniva

Aaron Ramsey nga Juventus te Rangers

Reinildo nga Lille tek Atletico Madrid

Myrto Uzuni nga Ferencvaros te Granada

Lo Celso nga Villarreal te Tottenham

Kemal Ademi nga Khimki te Paderborn

Van de Beek nga Man Utd tek Everton

Durmishi nga Lazio te Sparta Rotterdam

Inaki Penya nga Barcelona te Galatasaray

Denis Zakaria nga Monchengladbach te Juventus

Julian Alvarez nga River Plate te Man City

Christian Eriksen te Brentford, si lojtar i lirë

Frank Lampard trajner i Everton

Thuhet se Pierre Emerick Aubameyang ka shkëputur kontratën me Arsenal dhe mund të nënshkruajë edhe nesër me Barcelonën, meqë është lojtar i lirë.

E njëjta situatë vlen edhe për Dele Alli, i cili ka kompletuar më herët dokumentat për kalimin te Everton, por mungoi njoftimi.

Mbetet të shihet nëse këta dy të fundit konfirmohen nesër ose gjatë ditëve në vijim.