Me unazën e propozimit, Kiara reagon pas befasisë që ia bëri Luizi: Aq shumë u gëzova, sa harrova çdo dhimbje, lot e zhgënjim

Kiara Tito u largua në spektaklin e së shtunës nga Big Brother VIP Albania.

Moderatorja u eliminua nga gara bashkë me Bledi Manen, pas shpalljes së Efit finaliste e dytë nga një avantazh që Qetsori pati si lider i shtëpisë.

Pak para se të dilte bukuroshes iu bë një befasi nga partneri i saj, Luiz Ejlli, i cili gjatë ditëve të fundit kishte inskenuar një pjesë kinse dëshiron të distancohet nga ajo dhe se çfarë kishte bërë ka qenë lojë.

rtisti nga Shkodra më pas në oborrin e shtëpisë ia bërë propozimin për martesë Titos me një unazë diamant.

Kiara ka reaguar pas daljes nga Big Brother me një postim në Instagram, ku ka vënë në fokus unazën.

“Zemra plot. Aq shumë u gëzova dje, sa harrova çdo, dhimbje, lot, zhgënjim. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar gjatë rihyrjes time në shtëpinë e Big Brother”, u shpreh ajo.

“Çdo mesazh, çdo koment apo votë mbështetëse e ka bërë këtë eksperiencë të paharrueshme dhe të veçantë për mua. Dashuria mbizotëroftë në zemrat tuaja”, përfundon ajo.