Jetëgjatësia kryeministrore: Kurti në vend të dytë, ende larg Thaçit 

Në krye të Qeverisë është për herë të dytë në karrierë.

Por nga e enjtja, Albin Kurti është i dyti edhe me jetëgjatësi në pushtetin ekzekutiv, pas Hashim Thaçit, raporton Klan Kosova.

Më 24 gusht, ai shënon 1008 ditë qeverisje bashkë me Kurti1, duke ua kaluar Isa Mustafës e Ramush Haradinajt si dy ish-kryeministrat që qëndruan më gjatë në pushtet.

Si i tillë, lideri i VV-së për monitoruesit e ekzekutivit nuk ka bërë sa duhet karshi pritjeve.

Sipas FOL-it, kreu i Qeverisë duhet reflektuar e nuk i takon më ta përmend 20-vjetëshin e shkuar për të cilin edhe vet ka përgjegjësi.

E ish-pushtetarët tani opozitarë, akuzojnë Kurtin se nuk punoi në të mirën e vendit.

Për PDK-në, qytetari nuk jeton më mirë tash dhe aferat po shpërthejnë përditë.

Albin Kurti i Vetëvendosjes qeveris me partnerin GUXO me mbi 50% të votave.