Ministria e Shëndetësisë publikon listën e shteteve me rrezik të lartë nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë dhe Vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth hyrjeve dhe daljeve nga Kosova.

Sipas njoftimit qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Ministria e Shëndetësisë tutje ka bërë të ditur se nga pika 2. përjashtohen

3.1. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare, tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tri orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojnë Kosovën brenda tri orësh

3.2. Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;

3.5. Personat që kanë certifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.

3.7. Fëmijët nën moshën 11-vjeçare.

Image