Mot me diell dhe vranët, në disa vende riga shiu

Sot moti në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat kanë mundësi që vende-vende të sjellin riga shiu, përcjell Klankosova.tv

Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.

Ato pritet të lëvizin nga 11 deri në 14 gradë Celsius minimalet, ndërkaq ato maksimalet do të lëvizin nga 22 deri në 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.