Moti i ngrohtë, temperaturat deri në 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë.

Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.

Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare.