Moti i vranët dhe intervale me diell

Mot i vranët dhe intervale kohore me diell do të mbajë këtë të diel.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.