Moti sot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin shi.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes 8 dhe 12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24 deri në 29 gradë.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.