Moti sot me diell, vranësira e shi

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ku në orët e mëngjesit priten edhe ngrica.

Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet të gjenerojnë reshje shiu në shkallë vendi.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale nga 11 deri në 14°C.