Moti sot me temperatura deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 22 deri në 25°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme, ndërsa temperaturat relativisht të larta gjatë ditës do të krijojnë kushte të përshtatshme biometeorologjike.