Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik, vranësirat vende-vende mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.

Temperaturat pritet të mbesin në vlera tipike për këtë periudhë të vitit, ndërsa në disa zona reshjet mund të paraqiten përkohësisht gjatë ditës.