Moti sot me vranësira dhe shi


Instituti Hidro meteorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

IHK ka paralajmëruar se gjatë fundjavës reshjet e shiut mund të jetë me intensitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut.

Rajonet që mund të preken më shumë nga vërshimet janë Peja dhe Gjakova.

Ndërkaq, java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale.