Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot, e martë, 6 tetor, vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kushtet meteorologjike gjatë ditës do të jenë përgjithësisht të qëndrueshme, me mbizotërim të intervaleve me diell.