Ndikimi i mollëve në humbjen e peshës

Dietologët e kanë cilësuar mollën si frutë të mirë kundër peshës së tepërt

Mollët po konsiderohen si një ndër frutat më të mirë që kontribuojnë në humbjen e peshës. Ky frutë i ëmbël është i mirë edhe për buxhetin pasi nuk ka kosto të lartë.

Si të gjitha frutat, mollët nuk e promovojnë humbjen e peshës, por kur kombinohen me ushqimet e duhura ato ndihmojnë në humbjen e peshës, kanë thënë dietologët.

Në mënyrë që të humbni peshë duhet të konsumoni më pak kalori se zakonisht. Kur flitet për këtë, disa karakteristika të mollës japin kontribut në humbjen e peshës së tepërt.

Kjo ndodh për shkak se molla ka pak kalori, ka sheqer natyral që e bën një frutë që i zëvendëson shumë mirë ushqimet e sheqerosura.

Molla ka fibra që stimulojnë metabolizmin, gjë që ndihmon në tretjen e mirë të ushqimit.

Sipas Shoqatës amerikane të diabetit, mollët janë një ushqim me pak glykemik, do të thotë se ato nuk shkaktojnë mpiksje të mëdha të sheqerit në gjak pas ngrënies.

Mollët janë të lëngshme për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të ujit, që përbën 85% deri në 86% të peshës së tyre. Së bashku me fibrat, lagështia në mollë ju mban të ngopur dhe të hidratuar, duke ndihmuar në zbutjen e oreksit.

Mollët kanë përfitime anti-inflamatore për shkak të ushqyesve të tyre antioksidues. Një rishikim i vitit 2022 në “Journal of Inflammation” tregon se vetitë ushqyese antioksiduese që gjenden në mollë, mund të jenë veti anti-inflamatore që shmangin rezistencën ndaj insulinës dhe zhvillimin e aterosklerozës.

Mollët janë një “snack” i shpejtë dhe i volitshëm, për shkak të përfitimeve të mësipërme, ato mund t’iu mbajnë të uritur midis vakteve dhe të parandalojnë ngrënien e tepërt.

Përveç vetive të lartpërmendura mollët mbrojnë zemrën, trurin, ulin rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe luftojnë kancerin.