Ylli brazilian, Neymar Jr, është lënduar sërish. Neymari ka vuajtuar shumë nga lëndimet derisa ishte te skuadra arabe, Al Hilal.
Për shkak të lëndimeve i luajti vetëm tri ndeshje për periudhë shumë të gjatë.
Por 33-vjeçari nisi mirë te Santosi brazilian, ndërsa në shtatë ndeshje i kishte tri gola e tri asistime.
Megjithatë qëndroi në stol në ndeshjen ndaj Corinthiansit, të zhvilluar të dielën.
“Për fat të keq kam ndier disa dhembje në javët e fundit. Vërtetë kam dashur ta ndihmojë ekipin. I kemi bërë testimet në mëngjes, por më pas kam ndier dhembje sërish”, ka thënë Neymari.