Nga Arjola Demiri te Elvana Gjata, vajzat e lidhura me “bosa” me të shkuar kriminale

Mania e ekspozimit të jetës së luksit në rrjetet sociale duket se po vjen gjithnjë e në rritje dhe kjo e ka një zanafillë, nga personazhet e njohur që kanë ndikimin më të madh në rrjet.

Por në fakt disa prej tyre nuk janë gjithmonë për tu marrë shembull. Falë ngjarjeve që kanë ndodhur në vend, është zbuluar shpesh herë se pas vajzave me jetë luksoze dhe shpenzime të “shfrenuara” fshihen disa djem ‘të praptë’, që kanë marrë jo pak herë vëmendjen e shqiptarëve.

Më poshtë ju rendisim disa nga vajzat e famshme që mbushën faqet e para të gazetave për lidhjet e dashurisë me djemtë me të shkuar kriminale:

1. Arjola Demiri

Kur aktorja ishte pjesë e “Big Brother VIP” dhe gjithë vëmendja rrotullohej rreth të shkuarës së saj të dhimbshme, divorcit dhe tradhtisë nga bashkëshorti, Albeu.com zbuloi se kush është ky i fundit. Ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Ai është personazh i njohur për mediat dhe botën e krimit. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.

2.Kejvina Kthella

Kejvina Kthella është përfolur se është e dashura e Redjan Rrajës, një prej autorëve të dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Mësohet se Kthjella është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ne 2019, ku është pyetur për ngjarjen e 1 nëntorit.

3.Trejsi Sejdini

Miss-i Trejsi Sejdini, e cila ka pranuar se është në lidhje me Leonard Dukën, i përfshirë në vrasjen ish-policit, Santiago Malko.
Emri i Dukës nuk është i padëgjuar për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptar. Në prill të 2019, ai u arrestua pas një super aksioni të policisë. Pas një dosjeje tepër sekrete, të dërguar prej Agjencisë Gjermane Anti-Trafik (AGJT), policia shqiptare, mbikëqyrur nga agjentët special gjermanë dhe nga DEA-Amerikane, realizoi aksionin anti-drogë, me arrestimin e grupit “Duka” në Tiranë, i skeduar e faktuar, si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani, duke prangosur 4 persona.

4.Elvana Gjata

Pjesë e kësaj liste është edhe këngëtarja shumë e pëlqyer Elvana Gjata.

I fejuari i saj, Ervin Mata (pra miku i ish-bashkeshortit te Arjola Demirit) u përfshi në tetor të vitit 2018 në ngjarjes e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj së bashku me Laert Hasën.
Elvana nuk preferoi të flasë asnjëherë në media për këtë çështje, por bëhet me dije se çifti janë rikthyer sërish së bashku.

5. Viola Spiro

Viola Spiro është moderatorja sportive që dikur ishte në një lidhje me ‘bosin e kokainës’, Valentin Selaj. Kujtojmë që ai u arrestua në Holandë si i përfshirë në një rrjet trafikimi lëndësh narkotike. Selaj dhe dy vëllëzërit e tij, P. Selaj e A. Selaj, ishin të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Atyre u janë sekuestruar 7 biznese, (Hoteli Adria në Shëngjin, bare, restorante) 4 apartamente, 4 parcela dhe 9 makina luksoze.
Ndërkohë marrëdhënia mes çiftit ka zgjatur rreth dy vite, por që më pas përfundoi në ndarje.

6.Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta është këngëtarja e martuar prej vitesh me nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha. Ata kanë edhe një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera.

Ermali ka qendruar për rreth katër vite në qeli si i përfshirë në dosjen e ‘Xibrakës’. Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim, por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi një laborator kokaine në Xibrakë të Elbasanit. Operacioni “Xibraka” u zhvillua më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 shtetas kolumbianë.

Theksojmë që tashmë që Ermali është i lirë, çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here foto nga udhëtimet e tyre luksoze dhe surprizat e ndryshme që i bëjnë njëri-tjetrit.