5 burime proteinash me cilësi të lartë që duhet konsumuar çdo ditë


Proteinat janë të rëndësishme për riparimin e qelizave dhe indeve, e gjithashtu ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe në frenimin e urisë.

Por, jo të gjitha proteinat janë të barabarta! Për shembull, pjesët yndyrore të mishit si proshuta, krahas proteinave përmbajnë sasi të larta yndyrash të ngopura që bllokojnë arteriet. Për më tepër, kanë natrium dhe përbërës të tjerë jo të shëndetshëm.

Ju duhet të shtoni proteina cilësore dhe të ligëta në pjatën tuaj, për të humbur peshë në mënyrë më efektive, për t’u forcuar dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

Proteinat shtazore janë shumë të rëndësishme, pasi përmbajnë nëntë aminoacidet “thelbësore”, kritike për ndërtimin e blloqeve të proteinave, hormoneve dhe neurotransmetuesve. Dhe meqë trupi ynë nuk mund t’i prodhojë ato, ne duhet t’i marrim nga ushqimi.

Krahas proteinave shtazore, ka edhe proteina bimore që përmbajnë gjithashtu një pjesë të mirë të aminoacideve thelbësore.

Këto janë pesë burimet më të mira të proteinave, si me bazë shtazore ashtu edhe me bazë bimore, që kanë cilësi të lartë.

Vezët

Vezët janë standardi më i lartë, sepse ato kanë aminoacidet më të disponueshme bio, të cilat trupi i përdor me shumë efikasitet.

Gjoksi i pulës

Gjoksi i pulës, por dhe i gjelit të detit, janë ideale për ndërtimin dhe riparimin e indeve, si edhe forcimin e muskujve. Ato janë natyrisht të ulëta në yndyrna të ngopura e natrium dhe të pasura me grupin e vitaminave B, thelbësore për sintezën e ADN-së, prodhimin e energjisë dhe për shëndetin e trurit. Gjithashtu përmbajnë edhe selen, një antioksidant i rëndësishëm për imunitetin dhe tiroiden.

Salmoni dhe sardelet

Këta peshqi të yndyrshëm janë të mbushur me proteina, omega-3 dhe janë natyrshëm të ulët në natrium dhe yndyra të ngopura. Kanë veti anti-inflamatore dhe janë veçanërisht të mira për zemrën.

Fistikët

Disa proteina bimore i përmbajnë të nëntë aminoacidet thelbësore, por shumica jo. Fistikët janë një nga arrorët që kanë përmbajtjen më të lartë të proteinave bimore. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave dhe yndyrave të pangopura.

Këto tri lëndë ushqyese kombinohen për t’i bërë fistikët një produkt i cili mund ta frenojë ngrënien e tepërt/Agroweb.