Nis shprehja e pakënaqësisë me protesta nga Policia, sot FIT-i del para Qeverisë

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT do të protestojë këtë të mërkurë para Qeverisë së Kosovës.

Ata do ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

Protesta do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Pas FIT-it, ngjashëm do të veprojë edhe Njësia Speciale Operative, njësi e cila do të protestojë të enjten.

Pakënaqësi mësohet se ka shprehur edhe Njësia për Eksplozivët dhe Deminim e policisë, por që për ta nuk dihet nëse do të protestojnë ose jo.