Një i vdekur dhe 21 raste të reja me koronavirus

Një i vdekur dhe 21 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 21 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka informuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit janë kryer 2.114 testime ndërkaq janë konfirmuar 111 persona të shëruar.

“Nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.ℹ Sot janë shëruar 111 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.454.ℹ Në total numri i rasteve aktive është 832″, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.