Gjatë këtij muaji PDK zgjedh kryetarin e ri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë këtij muaji pritet të mbajë konventën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit dhe lidershipit të ri.

Këtë e ka konfirmuar Enver Hoxhaj që aktualisht është ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së.

Hoxhaj mes tjerash nuk ka bërë të ditur nëse do të synojë të jetë lider fuqiplotë i PDK-së.

Në forumin “FOL Hapur” të Lëvizjes Fol, Hoxhaj tha se mbajtjen e një konvente po e kërkon anëtarësia e partisë.