Një i vdekur dhe 221 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 221 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë testuar 3160 mostra.

Ndërkaq janë shëruar 21 persona.