Një i vdekur dhe 8 raste të reja me koronavirus

Një person ka vdekur e janë shënuar 8 raste të reja pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 2,112 testime ndërkaq numri i të shëruarve është nëntë.

Rasti me fatalitet është një grua nga Graçanica e moshës mbi 70 vjet.

Nga dy raste të reja pozitive me koronavirus janë regjistruar në Kamenicë, Gjilan e Prishtinë, ndërsa në Gjakovë e Graçanicë nga një. 

Numri i rasteve aktive me koronavirus aktualisht është 174.

Më së tepërmi raste aktive ka në Prizren 30, ndërsa në Prishtinë janë 6.