Jennifer Lopez shfaqet e relaksuar duke u kthyer në shtëpinë që e ndan me Ben Affleck

Jennifer Lopez ka qenë ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë.

Një herë ka ndodhur ndarja e saj me Alex Rodriguez, e më pas rikthimi i saj me Ben Affleck, shkruan Daily Mail.

Së fundmi ajo është fotografuar nga paparacit, derisa po kthehej në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Foto: Daily Mail

Bukuroshja brune u pa nga vetura e saj luksoze, teksa u vërejt se ishte tejet e relaksuar.

Në po të njëjtën rezidencë Lopez po jeton me Ben, derisa lidhjen po e mbajnë mjaft private.

Foto: Daily Mail

Sidoqoftë kësaj, raportohet se çifti ka filluar që ta marrin më me seriozitet marrëdhënien e tyre.