Një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të hënën, derisa nga 1.298 testime, 3 të tjerë kanë rezultuar pozitivë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.225.

Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 438.