Një i vdekur e 16 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur dhe janë shënuar 16 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 18 persona ndërkohë janë kryer 1,938 testime.

Sipas Ministrisë, numri i vdekjeve që kur ka nisur pandemia ka shkuar në 2,251, numri i rasteve pozitive në total ka shkuar në 107,645 ndërkaq numri i të shëruarve ka shkuar në 105,218.

Sa i përket rasteve të reja, ato janë: 8 në Gjilan, 4 në Gjakovë, 2 në Mitrovicë, 1 në Prishtinë dhe 1 në Fushë-Kosovë.

Ndërkaq, i vdekuri është nga komuna e Suharekës.