Osmani: Regjimi kriminal i Serbisë kishte për qëllim spastrimin etnik

21 maj i vitit 1999-të shënon një nga krimet më makabre të regjimit të Serbisë në Kosovë.

Në këtë datë, u vranë 13 banorë të fshatit Stagovë të Kaçanikut.

Po ashtu forcat ushtarake dhe policore serbe dogjën gjysmën e shtëpive.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar 24 vjetorin e Masakrës së Stagovës.

Osmani tha se regjimi kriminal i Serbisë qëllimin e kishte shfarosjen dhe spastrimin etnik.

“Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”, tha Osmani.